Serbi: Prindërit e të miturit që vrau 10 bashkëmoshatarë dënohen me 17,5 vjet burg

31 Dhjetor 2024 | 08:51

Prindërit e një djali 15-vjeçar, i cili kreu një sulm të armatosur në një shkollë fillore në Beograd në maj të vitit 2023, janë dënuar me gjithsej 17,5 vjet burg, raportoi agjencia Anadolu.

Gjykata e Lartë e Beogradit shpalli fajtorë prindërit e K.K., autorit të të shtënave tragjike në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”. Babai i tij, Vladimir Keçmanoviç, u dënua me 14,5 vjet burg, ndërsa nëna, Milana Keçmanoviq, me 3 vjet burg.

Ata u akuzuan për mbajtje të paligjshme të armëve dhe për nxitjen e të birit të tyre të mitur për të kryer veprën penale. Hetimet zbuluan se arma e përdorur në sulm ishte në pronësi të babait dhe ishte mbajtur në shtëpi në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Sulmi ndodhi më 3 maj 2023, kur K.K., në atë kohë 14 vjeç, hapi zjarr ndaj një roje sigurie dhe nxënësve të shkollës “Vladislav Ribnikar”. Incidenti shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur.

Për shkak të moshës së tij, K.K. nuk mund të mbahet penalisht përgjegjës sipas ligjit serb. Aktualisht, ai ndodhet në një qendër psikiatrike dhe po trajtohet nën masa të rrepta sigurie.

Ky vendim i gjykatës shënon një precedent të rëndësishëm për trajtimin e rasteve të përfshirjes indirekte të prindërve në krime të rënda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026