Serbia dështon për parandalimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Serbia nuk do të pranojë rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin serb në Srebrenicë. Presidenti serb thotë se kjo rezolutë synon të dëmtojë interesat serbe në rajon.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se Serbia nuk ka “nuk ka shanse” të parandalojë miratimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Në Shtëpinë Ruse në Beograd, ku mbajti një fjalim në rusisht me temën “Rishikimi i fakteve historike dhe rezistenca e popujve liridashës”, Vuçiç akuzoi “Perëndimin kolektiv” se dëshironte të shfuqizojë entitetin boshnjak Republika Srpska duke miratuar atë.
Presidenti serb vlerësoi se shtatë ditët e ardhshme do të jenë “ndoshta më të vështirat” që kur ka mbajtur postin e kryeministrit apo presidentit të Serbisë.
Ai shtoi se priste dhe besonte se rezoluta e propozuar do të tërhiçej nga rendi i votimit duke mos dëmtuar interesat e serbëve në rajon.
Rezoluta për Srebrenicën do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Gjykata e Lartë rrëzon urdhrin ekzekutiv të Trump që kufizon shtetësinë e të drejtës së lindjes
- 07:29 Meksika mposht Ekuadorin, i jep fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt
- 07:25 Një tërmet i fortë godet Meksikën, sa ishte magnituda?
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus