Serbia është nën presionin më të madh që nga viti 1999, thotë Bërnabiç

26 Shtator 2022 | 11:12

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, deklaroi se Serbia ndodhet nën presionin më të madh politik që nga viti 1999.

Bërnabiç u shpreh se kjo po ndodh edhe për shkak të fjalimit të presidentit Aleksandër Vuçiç në Asamblenë e OKB-së, shkruan Euronews Serbia.

Një tjetër arsye, sipas saj, është nënshkrimi i planit konsultativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se reagimet negative për shkak të atij dokumenti janë të panevojshme.

“Ata që kritikojnë, sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, duhet të kishin parë se, ndryshe nga planet e ngjashme, në këtë marrëveshje nuk përmendet as aspekti i sigurisë dhe as ndonjë konsultim për ndonjë bashkëpunim ushtarak”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026