“Serbia, krah i zgjatur i Rusisë në Ballkan”, gazetarja: Dilema për avionët luftarak
Gazetarja Ardita Behluli ishte këtë të premte në një lidhje direkte për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku tha se Rusia ka ndikim shumë të fuqishëm në Serbi, gjë që ndikon edhe në Ballkan.
Sipas saj Serbia është një dorë e zgjatur e rusisë në Ballkan. Ajo tha se pas marrëveshjes së Serbisë me Francën për mjetet ushtarake, ka pasur shumë dilema mos këta avionë do i shkojnë më pas në ndihmë Rusisë.
“Rusët fillimisht në Serbi, ishin njohur si turistë e si blerës të pasurive të paluajtshme. Ata gjithashtu njihen si investitor në Ballkanin perëndimor. Por situata ndryshoi me fillimin e luftës. Serbia ka hapur dyert për rusët që të vijnë e të sistemohen në Serbi.
Madje edhe në shkolla Serbia po zgjedh modalitete për të integruar fëmijët rus në Serbi. Polemikat më të mëdha erdhën pas takimit të Macron me Vuçiç e pas marrëveshjes për blerjen e avionëve ushtarak. Pas kësaj janë shfaqur dilema nëse Serbia këto mjete mund ti kalojë në Rusi. Ne të gjithë e dimë se Serbia është një krah i zgjatur i Rusisë në ballkan. Edhe para qeverisjes së Vuçiç, Rusia ka pasur ndikim në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet