Serbia pranon se ekziston rreziku për vrasjen e Vuçiç | 5 ngjarje kryesore

23 Korrik 2022 | 22:14
  • Ministri serb: Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin deklaroi këtë të shtunë se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur.

Radoje Zvicer, një nga të dyshuarit nga autoritetet serbe për planifikim të një atentati ndaj Vuçiç, konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç dhe akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.

Lexoni për më shumë: Ministri serb: Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç

Aleksander Vuçiç, president i Serbisë
  • PD e përçarë edhe për seancën e betimit të presidentit të ri

Nesër pritet të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj në Parlament. Edhe në këtë rast, Partia Demokratike vijon të mbetet e përçarë dhe të ketë qëndrime të ndryshme.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grupi i deputeteve që janë pro kryetarit Sali Berisha, nuk do të marrin pjesë në seancë, pasi zgjedhjen e Begajt e cilesojnë si anti-kushtetuese.

Ndërkohë, grupi tjetër i deputetëve demokratë konfirmuan se nuk kanë vendin për të bojkotuar këtë seancë.

Lexoni për më shumë: PD e përçarë edhe për seancën e betimit të presidentit të ri

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj
  • Velipoja plot me turistë, çmimet dhe shërbimi bëjnë diferencën

Për shkodranët dhe jo vetëm, Velipoja edhe këtë vit do te jetë destinacioni i tyre turistik, i cili pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk ka pasur abuzime në çmimet e paketave turistike.

Aktualisht mbi 80% e hoteleve dhe njësive akomoduese janë të prenotuara ndërsa edhe në muajin gusht ka nisur një fluks i shtuar pronotimeve.

Lexoni për më shumë: Velipoja plot me turistë, çmimet dhe shërbimi bëjnë diferencën

Plazhi i Velipojës
  • Hapja e negociatave, Xhafaj: Nuk dinim se cilën opozitë të ftonim në Bruksel

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se opozita mund të ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së negociatave në Bruskel, por problem ishte se cilës prej palëve do t’u dërgohej ftesa.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Xhafaj u shpreh se opozita është e ndarë në dy pjesë, ku vuri theksin se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Lexoni për më shumë: Hapja e negociatave, Xhafaj: Nuk dinim se cilën opozitë të ftonim në Bruksel

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj
  • Cili është medikamenti që po përdor Biden pas infektimit me COVID

Dy ditë më parë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan, Joe Biden ishte infektuar me COVID-19.

Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid.

Paxlovid mendohet të jetë një nga medikamentet më të mira për të mbrojtur njerëzit në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.

Lexoni për më shumë: Cili është medikamenti që po përdor Biden pas infektimit me COVID

Presidenti i SHBA, Joe Biden
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026