Serbia pretendoi se ka tërhequr njohjen, Osmani takon homologun e Sierra Leones
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një takim të rëndësishëm të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”.
Në këtë takim, ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ky takim erdhi pas pretendimeve të Serbisë, e cila kishte shpallur publikisht se Sierra Leone kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim që u bë nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020.
Presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook, theksoi:
“Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.Gjithashtu, diskutuam mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Shkëmbyem po ashtu ftesat për vizita respektive në vendet tona, për t`i forcuar më tej lidhjet tona miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.”
Sipas Presidentes Osmani, shkëmbimi i ftesave për vizita zyrtare do të kontribuonte në forcimin e lidhjeve dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim mes dy shteteve.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Sierra Leone u zyrtarizua më 11 qershor të vitit 2008.
Përveç këtij takimi, gjatë qëndrimit të saj në Turqi, Presidentja Osmani ka realizuar takime të tjera të rëndësishme.
Ajo ka pasur një bisedë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në çdo sfidë dhe sukses.
Po ashtu, Osmani ka takuar edhe Presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa, me të cilin ka diskutuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjithashtu, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Kenias, Musalia Mudavadi, i cili ka qenë një nga shtetarët që ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës duke e falënderuar Mudavadi për këtë hap dhe ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë”, ka shkruar Osmani për takimin me Ministrin e Jashtëm të Kenias.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng