Serbia reagon pas vendimit të Kosovës për reciprocitet të letërnjoftimeve

29 Qershor 2022 | 20:17

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Petar Petkoviç ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e masave reciproke për letërnjoftime dhe që pas datës 30 shtator të anulojnë vlefshmërinë e targave “KM”, paraqet “goditje të drejtpërdrejtë për të gjithë serbët”.

“Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët ndaj këtij kërcënimi konflikti dhe hakmarrjeje, ndërsa Albin Kurti përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”, ka thënë Petkoviç, sipas mediave serbe, shkruan KosovaPress.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore. Ata (Kosova) janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania”, tha Vuçiç.

“Ata morën dy vendime. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me letërnjoftime, dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re”, tha ai.

“Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, është shprehur Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026