Serbia sulm në Kosovë? Analisti ‘zbulon’ zonën që rrezikon: Veriu nën kontroll

27 Dhjetor 2023 | 13:29

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se nëse do të ketë një sulm të Serbisë në Kosovë, ai nuk do të vijë nga veriu, por nga jugu i vendit.

Komentet Spahiu i bëri në Euronews Albania, ku tha se veriu ndodhet plotësisht nën kontrollin e qeverisë së Kosovës dhe sipas tij, vetëm ndonjë budallallëk do ta nxirrte jashtë kontrollit.

Ai tha gjithashtu se në veri të Kosovës nuk mund të ketë më trazira të serbëve që jetojnë atje, pasi situate është vënë nën kontroll.

“Veriu i Kosovës ndodhet plotësisht nën kontrollin e qeverisë së Kosovës dhe vetëm ndonjë budallallëk i qeverisë mund ta nxjerrë atë nga kontrolli i qeverisë.

Në Veri vetëm po te ketë ndonjë sulm të ushtrisë serbe ose ndonjë sulm terrorist, por jo të shkaktojë njeri trazira nga brenda.

Edhe nëse do të ketë një sulm të Serbisë në Kosovë, ai nuk do të jetë në veri, por në jug të Kosovës, ç’ka do i shërbente ushtrisë serbe të hynte në Kosovë. Ose do të zbatohet kjo marrëveshje, ose do të ketë një luftë që do të preventojë zbatimin e saj”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026