Serbisë duhet t’i ushtrohet më shumë trysni për të pagjeturit, thotë Konjufca

27 Prill 2022 | 14:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se Serbisë duhet t’i ushtrohet më shumë trysni në lidhje me çështjen e të pagjeturve të luftës.

Konjufca nuk shpreson se Serbia do të hapë territorin e saj për të kryer hulumtime dhe gërmime, shkruan Kosova Pres.

“Ne si institucione duhet të bëhemi bashkë edhe me familjaret që të bëjmë gjithçka që t’i bëhet trysni më e madhe Serbisë meqenëse sa e kam vërejtur mënyrën si ka shkuar procesi i negociatave me Serbinë, nuk kam shpresë që Serbia do të hapë territorin e saj për hulumtimin dhe gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”, tha Konjufca.

Deklaratën e tij, Konjufca e bëri këtë të mërkurë gjatë homazheve ndaj 376 civilëve të vrarë të masakrës në Mejës, në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026