Seri zjarrvëniesh të qëllimshme në Kumanovë: Digjet makina e prokurorit shqiptar

2 Dhjetor 2024 | 11:24

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në qytetin e Kumanovës, janë regjistruar disa zjarrvënie të qëllimshme, që përfshijnë një lokal, disa automjete dhe një banesë. Zjarret dyshohet se janë të qëllimshme.

Një nga objektet që u dëmtua ishte zyra për kontabilitet dhe përkthimeve gjyqësore, përballë Gjykatës Themelore në Kumanovë, e cila është në pronësi të Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.

Ndërkohë që makina e djegur është në pronësi të prokurorit shqiptar, Xhelal Bajrami.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me shishe molotov makinën gjatë orëve të natës duke bërë që të shpërthente në flakë.

Gjithashtu, një tjetër makinë e kolonelit me inicialet E.D. ka pësuar dëme të vogla nga zjarri.

Zjarri përfshiu dhe fasadën e një banese, por që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që flakët të neutralizoheshin.

Dyshohet se kamerat nuk kanë funksionuar gjatë momentit të zjarrvënies, dhe hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të jenë përdorur bllokues të kamerave ose të internetit për të penguar filmimet.

Grupi hetimor ka konfiskuar disa nga makinat e djegura si prova për hetimet që po zhvillohen. Prokurorët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026