English

Shkup: Incidenti me flamurin, arrestime dhe akuza për destabilizim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë persona më 29 nëntor, lidhur me djegien e flamurit maqedonas në lagjen Bit Pazar të Shkupit, gjatë festimeve me rastin e 112- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Pançe Toshkovski, njoftoi se personat e arrestuar janë kryesisht të rinj të moshës 18 deri 21 vjeç, ndërsa njëri prej tyre, siç tha, “është i mitur”.

“Katër nga ata persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. Ndërsa, katër persona të tjerë janë arrestuar për shkak se për ta kemi baza të dyshimit se kanë kryer vepër penale 319, nga Kodi Penal që ka të bëjë me ‘nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, ku është paraparë dënim minimal me 1 vit burgim”, tha Toshkovski gjatë një konference për media të premten.

Ai djegien e flamurit maqedonas e cilësoi si “sulm direkt ndaj shtetit”, dhe tha se këto veprime janë dëshmi e paralajmërimeve paraprake nga MPB-ja për destabilizim të vendit.

Pamjet e incidentit, të cilat u shpërndan në rrjetet sociale si Facebook, X dhe TikTok, nxitën reagime të ashpra të partive politike dhe opinioni publik në Maqedoninë e Veriut

Nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, thanë se sistemi i sigurisë ka dështuar, për çka kërkuan dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski, drejtorit të Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, dhe kreut të Stacionit Policor në Shkupi, Sasho Topallovski.

“Pse Ministria e Brendshme nuk kishte informacione operative në kohë për të vepruar në mënyrë parandaluese dhe për të parandaluar që kjo të ndodhte? Çfarë po bëjnë? Si u lejua që situata të përshkallëzohej në këtë nivel? Pse lejuan një poshtërim të tillë të maqedonasve dhe shtetit maqedonas, për më tepër, pse nuk u arrestuan ata që qëlluan dhe përdorën armë zjarri në qendër të Shkupit”, potencoi të premten sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski.

Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një komunikate për media, njoftoi për një incident të djegies së flamurit të shtetit shqiptar. Nga BDI dënuan djegien e flamujve – shqiptarë dhe maqedonase – si dhe kritikuan ndërhyrjen policore gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup.

“Në këtë kontekst, është e papranueshme dhe e turpshme që VMRO-DPMNE [partia në pushtet] dhe forca të tjera politike po përpiqen të shfrytëzojnë këto incidente për të ndërtuar një narrativë të rreme që kriminalizon çdo pozicion shqiptar. Kjo tendencë për të përfaqësuar shqiptarët si mbështetës të agjendave kriminale është një sulm ndaj identitetit dhe dinjitetit tonë kolektiv dhe një përpjekje për të mbuluar agjendën e tyre të korruptuar“, thuhet në reagimin e BDI-së në të cilin u bëhet thirrje institucioneve të veprojnë me maturi, profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dallim, dhe duke garantuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm identitetin dhe kulturën e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?