“S’është problem i sistemit”- Shehaj: Çfarë e përcakton garën elektorale në Shqipëri
Deputeti i Agron Shehaj është shprehur se problemi që partitë e vogla politike e kanë të vështirë të garojnë në zgjedhjet në Shqipëri, nuk qëndron te sistemi zgjedhor.
Komentet Shehaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se janë paratë ato që e përcaktojnë garën elektorale në Shqipëri.
Ai tha se parti të ndryshme në Shqipëri garojnë në kushte të ndryshme, ku formacionet kryesore politike kanë edhe burimet më të mëdha të parave që përdorin në fushatë.
“Rezultatet e SPAK i shohin të gjithë. Po të shikosh, të gjithë do të dalin para drejtësisë. Po të shohësh si vepron me njerën palë, ku kap kokat e mëdha dhe çfarë bën me palën tjetër, që pak drejtorët e ministrave, zv.ministrave, etj, aty e shikon që ka një problem.
Por unë nuk jam këtu që të ngarkoj me përgjegjësi SPAK-un. Ne jemi politikanë, duhet të japim zgjidhje politike. Ne duhet të flasim për thelbin. Pritshmëria është shumë e madhe. SPAK duhet ta bëjë punën e vetë dhe ta mbështesim. Por ne jemi politikanë dhe duhet të flasim për thelbin e problemit. Arsyeja pse të tjerët para meje kanë dështuar, nuk ka qenë sistemi elektoral.
Kemi 30 vite që flasim për sistemin. Ata nuk kanë dështuar se emigrantët nuk votonin dot, ata kanë dështuar sepse nuk garonin në të njëjtat kushte. Sepse ajo që ndikon në mënyrë përcaktuese, janë paratë që aktorët politikë hedhin në fushatë elektorale”, thotë Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në