Sevim Arbana: Si më ndiqte komshiu manjak nga 15-19 vjeç, më ishte bërë si hije
Aktivistja Sevim Arbana ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” histori nga jeta e saj personale, teksa ka qenë në moshën e adoleshencës dhe më pas.
Arbana ka thënë se nga mosha 15-19 vjeçe ishte përndjekur sistematikisht nga një djalë që ishte 2 vjeç më i madh se ajo.
Ajo tregoi si i riu që e përndiqte kapte çdo lloj djali që asaj i afrohej dhe i thoshte se ajo ishte kushërira e tij dhe nuk duhet ta ngacmonin.
Sipas saj, ai ishte bërë si një hije e saj dhe vetëm në vitin e parë të studimeve, ai filloi të mos i shkonte më nga pas, pasi u lidh me bashkëshortin e saj aktual.
“Unë kam edhe një histori kështu që e dinë në Tiranë, isha shumë e vogël 15-16 vjeç. Isha shoqe e ngushtë me një vajzë që iku në Itali në 90’. Komshiu i saj ishte një manjak platonik. Më ndiqte këmba këmbës në të gjithë jetën time. Nga 15-19 vjeç.
Kapte çdo lloj djali që mund të më afrohej dhe i thoshte mos e prekni se është kushërira ime, nuk e di çfarë i thoshte. Ishte një hije, ishte hija ime e dytë.
Vetëm njëherë u përballa me të që ja thashë emrin dhe i tashë do të çoj në Polici. Kur jam njohur me bashkëshortin unë isha studente në vit të parë, ai ishte në vit të tretë. Vetëm burrit tim, nuk iu afrua. Sepse burri im ishte edhe më i madh në moshë, ishte 30-vjeç dhe ne i thoshim plaku”, tha Arbana.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë