Sezoni gripal iku, Bino: Ka qenë një vit i vështirë, kishte disa viruse në qarkullim
Sezoni gripal konsiderohet i kaluar nga ekspertët e shëndetit publik. Tashmë numri i infeksioneve me grip apo viruseve të tjera është i ulët. Por kur gjithçka është qetësuar Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se ky, ka qenë një vit i pazakontë dhe i vështirë për popullatën.
“Ka qenë një vit i pazakontë dhe i vështirë për shkak të viruseve të shumta që kanë qarkulluar”,-tha Silva Bino.
Paralel me viruset gripale në qarkullim ka qenë dhe është edhe Covid 19.
“Aktualisht ne kemi Covid, por format janë të lehta. Ka edhe shtrime në spital nga Covidi”,-tha Silva Bino, nga ISHP.
Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit ISHP, ka mundur të sigurojë diagnostikim të detajuar për 27 infeksione repiratore.
Këtë vit sezoni i gripit u zgjat në kohë pothuajse deri në mesin e pranverës ku kishte numër të lartë të prekurish ,por ekspertët thonë se raste sporadike me grip mund të hasen edhe gjatë stinës së verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia