English

SGS: Si funksionon procedura e kontrollit teknik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur të paraqiteni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik, ju lutemi të siguroheni paraprakisht që:

- Advertisement -

–   Automjeti juaj është i pastër, nga ana e jashtme dhe e brendshme dhe në gjendje të mirë teknike

–   Të jetë i pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm:

Leje qarkullimi të vlefshme dhe plotësuar saktë në të gjitha rubrikat e saj

Dokument i lëshuar nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që vërteton shlyerjen e detyrimeve pranë këtij institucioni

Kontratë të vlefshme të sigurimit TPL lëshuar nga kompanitë e sigurimit, sillet dhe lihet kopje ose fotokopje në recepsionin e pranimit 

Çelësat e automjetit

Për mjetet me tahograf, lihet kopje e çertifikatës së kalibrimit të tahografit

PROCEDURA E KONTROLLIT TEKNIK TE AUTOMJETEVE:

Të nderuar përdorues të mjeteve rrugore, përpara se të paraqiteni për kontrollin e mjetit tuaj në Qendrën e Kontrollit Teknik, ju duhet të keni parasysh:
 

Të plotësoni saktësisht dokumentacionin nevojshëm.

Automjeti juaj duhet të jetë në gjendje të mirë teknike dhe vizuale.

Procedura e kontrollit teknik parashikon kontrollin e pjesës së jashtme (të sipërme dhe të poshtme) si dhe pjesës së brendshme të automjetit tuaj (kabina, motorri). Për këtë arsye nuk do të pranohet për kontroll teknik asnjë mjet i cili nuk është i pastër si nga ana e jashtme ashtu edhe në pjese e brendshme të tij. Ju lutemi të na ndihmoni në ruajtjen e pastërtisë së mjetit tuaj dhe të ambienteve të Qendrave të Kontrollit Teknik.

Hapat që duhet te ndiqni në momentin që paraqiteni për kontroll teknik:

Me setin e dokumentacionit të nevojshëm paraqituni në zyrën e recepsionit

Recepsionisti, punonjës i SGS Automotive Albania, kryen procedurat e regjistrimit të mjetit tuaj në sistemin kompjuterik dhe lëshon faturën përkatëse dhe kuponin tatimor

Për lëshimin e faturave tatimore, personi i autorizuar nga subjekti pronar i mjetit duhet të sjellë informacionin tatimor në mënyrë të dokumentuar zyrtarisht nga subjekti (kopje ekstrakti regjistrimi në QKR ose shkresë përcjellëse informuese)

Ju kryeni pagesën

Ju kaloni në ambientet e pritjes, nga ku mund të vëzhgoni mjetin e tij që kalon në fazat e ndryshme të testimit

Pas përfundimit të testimit ju duhet paraqiteni në zyrën e informacionit ku do të merrni në dorëzim:

–  Në rast se mjeti kalon me sukses testimin:

Çelësin dhe dokumentat e automjetit

Çertifikatën e Kontrollit Teknik

Raportin e Kontrollit Teknik që përmban të detajuara rezultatet e kontrollit teknik

–  Në rast se mjeti nuk e kalon testimin:

Çelësin dhe dokumentat e automjetit

Raportin e Kontrollit Teknik. Kontrollori Teknik jep sqarimet e nevojshme për të gjitha arsyet e ngeljes se mjetit në procesin e testimit, të cilat janë të shënuara në Raportin e Kontrollit Teknik.

VINI RE: Afati deri 30 ditor i rikontrollit teknik nënkupton afatin gjatë të cilit mjeti do të rikontrollohet vetëm për zërat në të cilat ka ngelur në kontrollin paraardhës, sipas procedurave të parashikuar në Udhëzimin Nr. 2 të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe në Manualin e Kontrollit Teknik. Qarkullimi i mjetit pa Çertifikate të vlefshme vjetore apo periodike të Kontrollit Teknik përbën shkelje të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
 

KONTROLLI TEKNIK

Gjatë kontrollit teknik, automjeti juaj do ti nënshtrohet kontrolleve të detajuara të pjesëve të ndryshme të tij, të cilat, në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në sigurinë tuaj, të pasagjerëve në automjetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ku përfshihen drejtuesit e mjeteve të tjera rrugore dhe këmbësorët.

Për kontrollin e mjetit tuaj do të përdoren dy mënyra:

Kontrolli i funksionimit të sistemeve të ndryshme duke përdorur pajisjet më moderne elektromekanike të kontrollit teknik

Kontroll vizual i elementeve të ndryshëm në automjetin tuaj, të cilat lidhen me sigurinë dhe komoditetin e tij.

–   Sisteme që kontrollohen nëpërmjet pajisjeve elektromekanike:

Sistemi i shkarkimit të gazrave.

Niveli i fokusit të fenerëve

Gjeometria (konvergjenca) e rrotave të automjetit tuaj

Sistemi i amortizimit

Sistemi i frenimit

–   Sisteme dhe pjesë që kontrollohen vizualisht në automjetin tuaj:

Numri i shasisë së automjetit dhe targa e tij, si dhe përputhja e të dhënave të automjetit me të dhënat e regjistruara në lejen e tij të qarkullimit.

Sistemi i ndriçimit dhe sinjalistikës së jashtme

Gjendja e të gjitha gomave dhe rrotave

Kruskoti i automjetit tuaj dhe funksionimi i tij

Fshirëset dhe larëset e xhamave

Sistemi elektrik

Të gjithë elementet që lidhen me sistemin e frenimit (pedalet, levat, tubat etj.)

Të gjithë elementet që lidhen me sistemin e drejtimit (nyjet, gominat etj.)

Funksionaliteti dhe siguria e dyerve, dritareve dhe pasqyrave.

Ndenjëset dhe funksionimi i rripave të sigurimit

Gjendja e shasisë së automjetit

Gjendja e karrocerisë së automjetit

Sistemi i ushqimit

Sistemi i transmisionit

Mjetet e rënda i nënshtrohen disa kontrolleve shtesë, përveç atyre të përmendura më sipër.
Për të dhëna më të detajuara të zërave, procedurave dhe mënyrave të kontrollit, ju lutemi të konsultoni Manualin e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit teknik ndalohet rreptësisht:

Hyrja e drejtuesve të mjeteve dhe e të gjithë personave te paautorizuar në ambientet e linjave të kontrollit teknik të automjeteve 

Pirja e duhanit në të gjitha ambientet e brendshme të Qendrave të Kontrollit Teknik.

Mbajtja e lëndëve te rrezikshme brenda automjetit gjatë procedurës së kontrollit teknik

Çdo send/objekt, jo pjesë konstruktive e automjetit që mund të pengojë kryerjen normale të proçedurave të kontrollit teknik

Prania e kafshëve në brendësi të automjetit gjatë procedurës së kontrollit teknik. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?