SHBA: 20 mijë rusë të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se që nga dhjetori, Rusia ka humbur 100 mijë persona, duke përfshirë më shumë se 20 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina u ka rezistuar sulmeve të rënda nga forcat ruse në Ukrainën lindore.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në të dhënat e sapo publikuara të shërbimeve amerikane të zbulimit. Ai nuk dha detaje se si agjencitë amerikane të zbulimit arritën në këtë përfundim.
Shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha në nëntor se Rusia kishte pësuar mbi 100 mijë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të luftës. Shifrat e reja sugjerojnë se humbjet ruse janë rritur në mënyrë dramatike në muajt e fundit.
Trupat nga grupi mercenar rus Wagner dhe forcat e tjera ruse po luftojnë kundër trupave ukrainase shtëpi më shtëpi për kontrollin e asaj që është bërë e njohur si “rruga e jetës”, rruga e fundit e mbetur në perëndim ende në duart e Ukrainës, gjë që e bën atë kritike për furnizimet dhe mbërritjen e trupave të reja ruse në zonat lindore të Ukrainës. Të dyja palët kanë përmendur fitoret e tyre në ditët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Nikulajt| Del video e portugezit në Shkodër, i “pakënaqur” me qeverinë
- Boçi: Do e fik inceneratorin e Elbasanit, do bëj auditim dhe raporte me ekspertë
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
“133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
“Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
- 11:31 Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
- 11:31 Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
- 11:20 Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin