Boçi: Do e fik inceneratorin e Elbasanit, do bëj auditim dhe raporte me ekspertë

1 Maj 2023 | 22:46

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse do të ishte kryetar bashkie do ta fikte inceneratorin.

Boçi shpreh se arsyeja pse duhet mbyllur inceneratori i Elbasanit është se ai konstruksion metalik ka teknologji tjetër dhe helmon njerëzit në Elbasan.

“Nuk dua që Elbasani të bëhet vendi i grumbullimi të plehrave të gjithë rajonit. Elbasani 70 mijë tonë prodhon dhe duhet të sillen aty 140 mijë tonë. Pse duhet të vijnë plehrat e të tjerëve në shtëpinë time? Prezupozohej që do prodhonte energji, gjë që nuk u bë, kjo është korruptive. Po të isha kryetar bashkie do ta fikja, do ta mbyllja inceneratorin. Ka kushtuar 27 mln euro, jeta e një njeriu është e paçmuar. Do e zgjidhim brenda një menaxhimi, do bëhet një auditim nga specialistë të mjedisit dhe ekonomisë se është edhe jo eficente, dhe në bazë të raporteve të kostos të shëndetit dhe të mjedisit, nëse i ka parametrat të rrëzuara në tokë merret vendim nga bashkia, qoftë edhe me peticion që të vendoset që ai të ndalohet. Ka mbaruar kontrata nga koncesionari, sot është në sekuestro nga SPAK që ka vendosur një administrator”, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026