SHBA-ja akuzon Rusinë si përgjegjëse për krimet e luftës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj akuzojnë Rusinë si përgjegjëse për krimet e kryera nga forcat e saj prej fillimit të luftës.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten, nënsekretarja e SHBA-së Uzra Zeya tha se për 100 ditë bota ka parë forcat ruse të bombardojnë maternitete, stacione treni, ndërtesa banimi dhe shtëpi, madje dhe vrasjen e civilëve që lëviznin me biçikletë në rrugë.
Ajo tha se SHBA-ja po punon me aleatët e saj për të mbështetur një gamë të gjerë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë.
Prokurori i Përgjithshëm i Irlandës, Paul Gallagher i cili ka mbështetur Ukrainën që në fillimet e para të luftës tha se Irlanda ishte një nga 41 vendet që përcolli më shpejt situatën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia akuzoi vendet perëndimore për “hipokrizi” për kërkimin e papritur të drejtësisë penale ndërkombëtare mbi atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre