SHBA dënojnë incidentet në Bosnjë, paralajmërimi për Dodik
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar fuqishëm incidentet e fundit të dhunës dhe frikësimit që kanë ndodhur në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasada e SHBA-ve i bën thirrje të gjithë krerëve të lartë politik që të ruajnë koezionin social dhe të mos promovojnë përplasje etnike.
Gjithashtu ambasada paralajmëroi Dodik se është e papranueshme që banorët boshnjakë të Vlasenicës dhe Potoçarit t’u nënshtrohen kërcënimeve dhe fyerjeve ksenofobike.
“Është e papranueshme që banorët boshnjakë të Vlasenicës dhe Potoçarit u nënshtrohen kërcënimeve dhe fyerjeve ksenofobike dhe se shtëpia e një familjeje serbe është sulmuar në Mostar. Në të njëjtën mënyrë, glorifikimi i kriminelëve serbë të luftës në Vishegrad dhe djegia e flamurit të Republikës Srpska në Zenicë ishin provokime të papërgjegjshme që rritën tensionet dhe shërbyen për të përçarë ato komunitete. Shtetet e Bashkuara dënojnë të gjitha aktet e dhunës dhe intolerancës. Ato gërryejnë kohezionin shoqëror dhe në fund kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e BiH. Shtetet e Bashkuara përsërisin se është përgjegjësi e autoriteteve të BiH në të gjitha nivelet, veçanërisht e udhëheqësve politikë të vendit, të promovojnë një mjedis të favorshëm për pajtim. Ne mbështesim ata në mbarë vendin që punojnë për të promovuar pajtimin, si dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në BiH”, thuhet ne reagimin e ambasadës së SHBA.
Ndërkohë që në një tjetër postim ambasada e SHBA-ve ka ndarë foto të reja të stërvitjes së përbashkët ajrore-tokësore në të cilën morën pjesë Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës dhe Ushtria Amerikane. Në stërvitjen, e cila u mbajt më 8 janar, morën pjesë edhe dy avionë të fuqishëm amerikanë F-16.
Stërvitja u mbajt në zonën e Tuzlës dhe Bërçkos dhe në fotogaleri mund të shihni se si dukej nga kabina e njërit prej F-16.
Ky trajnim dypalësh, siç ishte paralajmëruar më parë nga Ambasada e SHBA-së në BiH, është një shembull i bashkëpunimit të avancuar që kontribuon për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ruajtjen e integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës
SHBA-ja thekson se Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës nuk e lejon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë dispozitë bazë të Marrëveshjes së Dejtonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage