SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

13 Qershor 2026 | 09:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën në mënyrën më të mirë Kupën e Botës në Grupin D, duke mposhtur 4-1 Paraguain në “SoFi Stadium” në Los Angeles, në ndeshjen hapëse të turneut të zhvilluar mëngjesin e së shtunës me orën shqiptare.

Para fillimit të takimit u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së Botërorit në SHBA, e treta pas atyre në Meksikë dhe Kanada, me performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, LISA, Rema, Anitta dhe Future.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ishte i pranishëm në stadium, por mësohet se ai ka kontaktuar ekipin për t’i motivuar para ndeshjes.

Ndeshja u karakterizua nga një atmosferë e jashtëzakonshme ku mijëra tifozë krijuan një spektakël të vërtetë ngjyrash dhe patriotizmi amerikan. Yje të Hollywood-it dhe personalitete të njohura sportive ndoqën nga afër sfidën, duke e kthyer eventin në një nga hapjet më të mëdha të turneut.

SHBA e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të pas një autogoli të Bobadilla-s, duke shënuar golin e parë të turneut për ekipin vendas. Në minutën e 28-të, goli i Balogun u anulua për pozicion jashtë loje, por sulmuesi reagoi menjëherë duke shënuar në minutën e 31-të pas asistit të Christian Pulisic. Në fund të pjesës së parë, Balogun realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur praktikisht ndeshjen.

Në pjesën e dytë Paraguai arriti të ngushtojë shifrat në 3-1 me golin e Mauricio-s në minutën e 73-të, por nuk arriti të rikthehej në lojë. Në kohën shtesë, Reyna shënoi edhe golin e katërt për SHBA-në, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, SHBA merr kryesimin e Grupit D me 3 pikë, ndërsa ndeshja tjetër e grupit mes Turqisë dhe Australisë pritet të zhvillohet të nesërmen në orën 06:00.

Formacionet

SHBA (4-2-3-1): Freese; Richards, Robinson, Ream, Freeman; Adams, Tillman; Dest, McKennie, Pulisic; Balogun. Trajner: Mauricio Pochettino.

Paraguai (4-4-2): Gill; Alderete, Cáceres, Alonso, Gómez; Gómez, Almirón, Cubas, Bobadilla; Sanabria, Enciso. Trajner: Gustavo Alfaro.

Për SHBA-në, kjo fitore shihet si një nisje e fortë dhe një mesazh ambicieje në një Botëror ku pritshmëritë janë të larta për gjeneratën aktuale të ekipit. Trajneri Pochettino dhe lojtarët theksuan se objektivi mbetet vazhdimi i rrugëtimit dhe arritja e rezultateve edhe më të mëdha në turne.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026