SHBA e zhgënjyer me Kosovën dhe Serbinë: Mungon përparimi në zbatimin e marrëveshjes
Plot 1 vit ka kaluar që nga arritja e Marrëveshjes së Brukselit ku Kosova dhe Serbia u pajtuan që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Megjithatë, progresi mungon. Të pakënqur me këtë shprehen edhe SHBA, si kontribues në këtë proces.
“SHBA-ja vlerëson se Marrëveshja Bazë dhe aneksi i zbatimit janë ligjërisht të obligueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Jemi të zhgënjyer që ka pasur mungesë përparimi apo të vullnetit politik si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të ecur para me zbatimin e marrëveshjes. Qëndrimi i SHBA-së është konsistent dhe i qartë – ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet nga Marrëveshja Bazë dhe aneksi implementues, dhe ta bëjnë këtë me përkushtim dhe urgjencë. Për Kosovën, kjo do të thotë përparim urgjent në plotësimin e obligimit të kahershëm të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.”
Me kete rast, Departamenti i shtetit në përgjigjet për Euronews Albania riperseriti qëndrimin dhe kërkesën që ka edhe për çështjen e dinarit.
“Gjithashtu do të thotë partneritet me ne në zbatimin e rregullores së ndryshuar të BQK-së për operacionet me para të gatshme në një mënyrë që minimizon çdo ndikim negativ në komunitetin e pakicës etnike serbe në Kosovë”, nënvizon Departamenti i Shtetit.
Sipas tyre zbatimi i marrëveshjeve nga të dyja plaët do të sillte vetëm të mira për qytetarët e të dyja vendeve dhe rrugën integruese të tyre.
“Marrëveshja Bazë në thelb ripozicionon marrëdhëniet mes dy shteteve, për të mirë, dhe do të lehtësonte jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve në shumë aspekte. Kjo është mënyra e vetme për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike, të cilën e mbështesim fuqishëm”, deklaron DASH.
Me këtë rast ata u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprimet e njëanshme që shkaktojnë tensione.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në