SHBA i dhuron FA-ve 29 mjete të blinduara, ambasadorja Kim: Shqipëria krah nesh, edhe në misione të rrezikshme

24 Mars 2021 | 15:45

Qeveria e SHBA dhuroi 29 mjete të reja, të blinduara, shumëpërdorimëshme dhe me lëvizshmëri të lartë (Humvee) për këtë strukturë të deklaruar në NATO.

Gjatë dhurimit të mjeteve të blinduara, ambasadorja Yuri Kim vlerësoi angazhimi e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë krah aleatëve edhe në misione të rrezikshme.

“Angazhimi i Shqipërisë për të përgatitur një Grup-Beteje të Këmbësorisë së Motorizuar për NATO-n është domethënës. Ai përforcon rëndësinë e angazhimeve të NATO-s dhe na kujton se Shqipëria është e gatshme të veprojë në vende të rrezikshme përkrah aleatëve. Pasi të përfundojë, ky projekt do të përmirësojë aftësinë e Shqipërisë për të kryer misione të brendshme mbrojtëse dhe për të zbarkuar në mbështetje të operacioneve globale. Shtetet e Bashkuara mbeten mirënjohëse që Shqipëria i është përgjigjur thirrjes në vende të ndryshme nëpër botë”, tha ambasadorja e SHBA-ve.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falënderoi SHBA për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për modernizimin e FA, trajnimin dhe arsimimin e efektivëve tanë.

“Ndihma materiale, teknike dhe modernizuese e SHBA, i ka dhënë dhe u jep ushtarakëve tanë më shumë fuqi, forcë dhe efektivitet në operacionet brenda dhe jashtë vendit. Në sajë të kësaj ndihme, ata janë më të trajnuar për të përmbushur me sukses pothuajse të gjithë spektrin e misioneve dhe detyrave”, tha ministri Peleshi.

Mjetet e reja të dhuruara nga SHBA do të përdoren kryesisht nga batalioni II i këmbësorisë në Forcën Tokësore, i cili është një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026