SHBA i ofron 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës
Presidenti amerikan, Xho Bajden ka bërë me dije të mërkurën se SHBA do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Bashkë me këto fonde, në total ndihma e SHBA për Ukrainën arrin në më shumë se 2.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’.
Paketa e fundit e ndihmës përfshin sistem artilerie dhe transportues të blinduar të personelit, tha Biden në një deklaratë sot pas një telefonate me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Paketa e re vjen në një moment kur zyrtar të SHBA kanë paralajmëruar një fazë të re gjakderdhjeje në luftë, që pritet të jetë e fokusuar në lindje të Ukrainës, ku Rusia ka tërhequr trupat.
SHBA do t’i ofrojë Ukrainës 11 helikopterë Mi-17, 300 dronë Sëitchblade si dhe pajisje për t’u mbrojtur nga sulmet me armë kimike.
Sekretari për mediat i Pentagonit, John Kirby tha se paketa e ndihmës pritet të plotësojë nevojat e Ukrainës për të luftuar.
Në vitin 2020, buxheti i Ukrainës për mbrojtjen ishte vetëm 6 milionë dollarë sipas institutit ndërkombëtar për paqen.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”