SHBA-ja do të dërgojë më shumë trupa në Estoni

8 Dhjetor 2022 | 20:20

Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë numër shtesë të pjesëtarëve të këmbësorisë në Estoni “gjatë javëve në vijim” me qëllim që të forcohet mbrojtja në krahun lindor të NATO-s, thanë zyrtarët e mbrojtjes së Estonisë.

Ky dislokim konsiston në një grup të këmbësorisë amerikane – një njësit që zakonisht përbëhet nga 80 deri më 250 ushtarë – u tha në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Estonisë.

Së bashku me ushtarët do të dërgohen edhe sisteme raketore të lëvizshmërisë së lartë, të njohur si HIMARS, por edhe pajisje të tjera ushtarake, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Ky vendim shënon një shtim të konsiderueshëm të pranisë ushtarake të SHBA-së në Estoni dhe në shtetet e Baltikut, duke dëshmuar përkushtimin afatgjatë të SHBA-së sa i përket sigurisë së rajonit tonë dhe njëkohësisht duke forcuar mbrojtjen e NATO-s”, tha ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026