Ambasada e SHBA mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë guximin e studentëve
Më 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.
Nëpërmjet një mesazhi ambasada nënvizon se “nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre”.
Më tej në reagim thuhet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar në hapin tjetër të rrugëtimit demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan ambasada e SHBA.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Rezistenca e tyre i dha fund epokës të gjatë të vetëizolimit duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve