Në një lidhje live me Euronews Albania, Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London”, komentoi përplasjet e fundit mes Elon Musk dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se biznesmeni i njohur është gjithnjë e më shumë i përfshirë në politikën globale dhe po mbështet ekstremin e djathtë.
Hoxhaj shpjegoi se Elon Musk ka kohë që ka rritur retorikën e tij kundër Britanisë së Madhe, duke e akuzuar atë për një valë emigrantësh që po kryejnë krime. Musk, sipas Hoxhajt, po e përdor këtë retorikë për të nxitur ekstremizmin e djathtë dhe për të mbështetur interesat e tij personale, përfshirë rritjen e aksioneve të kompanive të tij.
“Elon Musk nuk është shumë i interesuar për politikat e brendshme të shteteve, sepse në fund të fundit do ta çojë Evropën në një kaos që të rrisë aksionet e kompanive të tij. Duke i dhënë një megafon atyre aksionet në X shtohen dhe kjo është pak a shumë strategji e tij”, tha Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Musk ka përqafuar një strategji që ai e ka parë të suksesshme me Trump në SHBA, dhe tani po tenton ta aplikoje edhe në Evropë, duke dhënë një “megafon” për ekstremistët e djathtë.
“Elon Musk dhe Donald Trump janë duke formuar një strategji globale që mund të çojë në pasiguri të mëtejshme për Evropën dhe SHBA-në, të cilat tashmë përballen me probleme të theksuara demografike. Mungesa e rinisë po zëvendësohet gradualisht nga emigrantët. Trump po aplikon strategjitë që ka përshkruar në librin e tij Art of the Deal, ku thotë se steka duhet ngritur sa më lart që kur të ulesh të negociosh të marrësh diçka dhe ai është duke kanlizuar nëpërmjet Elon Masak. Këta e kanë ngritur stekën kaq lart me synimin që nesër kur të jenë në pushtet të kenë mundësi për të negociuar dhe prandaj ne po degjojmë këto gjërat absurde për Grinlandën, Danimarkën apo Kanalin e Panamasë.
Pedagogu Hoxhaj tha se ka një mundësi të madhe për një përplasjeje mes Musk dhe Trump, pasi presidenti i ri nuk i ka qef rivalët dhe është i prirur të mos i pranojë ata.
“Trumpi është një njeri që nuk i pëlqen të ketë rivalë, dhe Musk është duke u bërë një prej tyre. Nëse ai vazhdon me këtë qasje, mund të shohim përplasje mes dy figurave të mëdha,” tha Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Elon Musk zemëron liderët evropianë, shkak ndërhyrjet e tij në debatet kombëtare
- Kryeministri spanjoll sulmon ashpër Elon Musk: Mbështet trashëgimtarët e nazizmit