SHBA presion Ukrainës, Shtuni: Ja çfarë përfshin pakti i Trump
Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e fundit të Donald Trump, i cili ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Trump marrëveshja mund të arrihet me njohjen nga SHBA-ja të krimesë si territor rus dhe njohjen de facto të territorit që i është marrë Ukrainës gjatë pushtimit të fundit, sanksionet ndaj Moskës do të hiqen, Kievit nuk do i lejohet të anëtarësohet në NATO dhe Zelensky duhet të bjerë dakord që SHBA-ja të shfrytëzojë pasuritë minerale të Ukrainës.
Shtuni tha se pritej që të kishte lëshime territoriale ndonëse kjo nuk është shumë e pëlqyeshme, ai shtoi se të shtunën pritet të ndodh edhe marrëveshja për mineralet
“Korniza e paqes që po diskutohet, i është paraqitur palëve. Dihet që Ukraina ka humbur 20% të territorit, Krimeja është humbur që në 2014 dhe të gjitha palët e dinin që një lëshim territorial do ketë. Nuk është një zgjidhje e dëshiruar për të ndryshuar hartën, sepse Ukrainës i duhet të ndryshojë kushtetutën.
Në këtë moment duket se Ukrainës po i kërkohet shumë, ndërsa Rusisë jo. Një gjë interesante nga ato që mund të marrë Ukraina, ishte një farë garancie për rindërtim dhe një farë kompensimi për të asistuar në rindërtimin e asaj që është dëmtuar. Është diskutuar gjithashtu kalimi i menaxhimit të centralit kryesor bërthamor më të madh në Europë që është nën kontrollin e Ukrainës, në Zaporizhia, ai do të kalojë në menaxhimin e SHBA. Gjithashtu marrëveshja për mineralet pritet që të nënshkruhet nesër”,-tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij