SHBA| Stuhitë e fuqishme shkaktojnë viktima dhe shkatërrime

6 Mars 2025 | 08:05

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar tre viktima në Misisipi si dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës. Këto stuhi po vazhdojnë drejt lindjes, duke shkaktuar paralajmërime për tornado në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Stuhitë e dëborës kanë goditur pjesën qendrore të perëndimit amerikan, ndërsa erërat e forta po përhapin zjarret në Teksas.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se një stuhi që vjen nga Paqësori pitet të sjellë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë Kaliforninë dhe pjesë të tjera në brigjet perëndimore amerikane nga e mërkura deri të premten.

Paralajmërime për tornado u lëshuan ditën e djeshme në të dy Karolinat, Florida dhe Virxhinia. Zyrtarët e qarkut Union të Karolinës së Veriut thanë në një postim në mediat sociale se po vlerësonin dëmet e stuhisë ndërsa pritet të konfirmohet një tornado. Zyrtarët thanë se nuk ka të lënduar.

Erërat e forta në Teksas dhe bimësia e thatë krijuan kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në disa zona. Njoftohet për 20 shtëpi dhe struktura të djegura në qarkun ‘San Patricio’ pranë qytetit ‘Corpus Christi’, tha gjykatësi i qarkut David Kerbs. Nuk ka njoftime paraprake për të lënduar.

Deri tani janë konfirmuar shtatë tornado në Teksas, Oklahoma dhe Luizina, sipas të dhënave paraprake nga shërbimi motit. Stuhitë e fuqishme në brigjet lindore shtrihen nga Nju Jorku deri në Florida.

Policia në Ajova tha se janë regjistruar të paktën 68 aksidente rrugore nga e marta deri të mërkurën, me një duzinë makinash që u përplasën në autostradën I35 pranë qytetit Des Moines dhe aksidente të tjera në autostradën I80.

Stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Teksas, Tenesi dhe Alabama ndërsa janë anuluar afro 600 fluturime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026