SHBA: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar

13 Prill 2022 | 11:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin reformën në drejtësi, në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shpërndan edhe raportin e vitit 2021 për të drejtat e njeriut në vendin tonë.

Teksa i referohet këtij raporti, ambasada shprehet se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur dhe të lirë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme.Siç vërehet në raportin për Shqipërinë, të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026