Sllovaki| Shefi i Kuzhinës masakron partneren, i ati kishte vrarë 2 gra
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku një 48-vjeçar ka vrarë brutalisht partneren e tij të re.
Sipas mediave të huaja, 48-vjeçari Josef Hanuska që ishte shef kuzhine, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kamariere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj.
Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë, një kovë me organet që shefi i kuzhinës 48-vjeçar kishte hequr nga trupi i partneres së tij.
Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit për të vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilin kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat.
Krimi doli në dritë të mërkurën e kaluar kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës se ai do të vriste veten. Kur oficerët shkuan në banesë, 48-vjeçari kishte ikur dhe përfundimisht u gjet të premten i fshehur në një bodrum.
Fqinjët e çiftit thanë se i kishin dëgjuar duke u grindur, ndërsa njëri prej tyre shtoi se kishte dëgjuar Hanuskën të kërcënonte partneren e tij me shprehjen “Do të të shqyej kokën”.
“E dija se ishin njerëz që kishin probleme me alkoolin dhe zënkat mes tyre ishin të shpeshta”, tha një fqinj tjetër i çiftit.
Siç u zbulua, babai i shefit të kuzhinës 48-vjeçar ishte arrestuar dhe ekzekutuar në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë.
“Strangleri i Bratislavës”, siç quhej atëherë Stefan Paddy, i kishte marrë dy gratë në banesën e tij dhe kur ato refuzuan të bënin seks me të, ai mbyti njërën dhe vrau të dytën në të njëjtën mënyrë pasi e përdhunoi.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik