Shehaj i përgjigjet Palokës: Manipulon videot e mia se nuk flet dot për të ardhmen

15 Prill 2025 | 15:27

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një postim të deputetit demorkat Edi Paloka, ku ky i fundit ka shpërndarë një video ku thotë se Shehaj është kundër rrotacionit.

Shehaj akuzon deputetin e PD se ka nxjerrë jashtë kontekstit deklaratën e tij.

Kreu i Partisë Mundësia drejton gishtin ndaj Palokës si personi që vodhi votat e demokratëve në kohën kur Shehaj kandidonte për kryetar të PD, përballë Lulzim Bashës.

“Paloka u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer”, thekson Shehaj.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të merren “me këta, u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja”.

“Kanë dëgjuar mua tek Grida, kam qenë duke thënë që ne nuk duam vetëm rrotacion politik por ne duam ndryshim dhe i ka thënë Paloka atij të riut kape kape priji ato 3 sekonda ti gënjejmë demokratët, tu themi se Agroni është bërë me Ramën. Se çfarë do bëjë Paloka? Do flasi për të ardhmen? Si e si të gënjejë demokratët, pasi u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer.

Shiko si është e vërteta: Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria, më i korruptuari, dakort? Por emergjente nuk është të iki vetëm Edi Rama, emergjente është të mos ikin shqiptarët nga Shqipëria. Dhe shqiptarët do vazhdojnë të ikin po ndodhi thjesht rotacioni. Po iku Taulant Balla dhe po erdhi Flamur Noka. Ne nuk duhet të merremi me këta, këtyre u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja. Ne duhet të shohim nga e ardhmja”, thotë Shehaj në video.

Shkak për polemikat mes dy ish kolegëve është bërë një deklaratë e Shehajt në lidhje me largimin nga PD. Kreu i Mundësia thotë se vizioni i tij për ndryshim dhe jo thjesht për rrotacion ka bërë që të ndahen rrugët me Partinë Demokratike. Por pas kësaj deklarate të Shehajt, në rrjet kanë reaguar mbështetës të Palokës të cilët e quajnë Agron Shehajn si peng

.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026