Shehi: Shqiptarët janë bërë të bezdisshëm në Angli, Rama propagandë enveriste

17 Janar 2023 | 21:15

Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi e cilësoi propagandë enveriste atë të kryeministrit Edi Rama karshi Britanisë së Madhe lidhur me reagimin e këtij shteti për emigrantët shqiptarë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Shehi u shpreh se presioni britanik i drejtohet qeverisë shqiptare, që duhet të marrë disa masa për të frenuar emigrimin, duke nisur nga filtrimi i atyre personave që largohen.

“Qeveria duhet të luajë një rol që të paktën të japë shenja që po e lufton fenomenin. Ne bëjmë propagandë sikur ne jemi lavdia e Evropës dhe po na poshtërojnë. Ne po e poshtërojmë vetë veten tonë. Po mor po, të bezdisshëm janë shqiptarët në Angli, ti s’merr asnjë masë, s’ke asnjë lloj filtri. Ky mund të jetë gabimi i atyre, mund të gjendet një formulë emigrimi legal në këtë periudhë që ata janë nevojë. Por duhet ta pranojmë; në Angli ka bërë strehë një grup, një organizatë kriminale, gjë që s’e ka bërë në Gjermani dhe nga Gjermania nuk reagohet në të njëjtën mënyrë”, tha Shehi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026