“Shehu i hetuar në Itali”-“Agaçi” përplas Kokën e Spahiun: Jemi me ligjin e xhunglës

24 Prill 2024 | 22:52

Publikimi i dokumentarit të medias italiane Rai 3, ku atakohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, si dhe marrëveshja e arritur me Italinë për emigrantët, ka përplasur në sudion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania gazetarin Bledian Koka me juristin Kreshnik Spahiu.

Spahiu tha se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka fare lidhje me të shkuarën dhe studion ligjore të Agaçit. Ai tha gjithashtu se Artur Shehu, një emër i përmendur nga Rai 3 për lidhje me Agaçin, rezulton biznesmen i rregullt në SHBA, për të cilin nuk ka kërkesë ekstradimi.

Nga ana tjetër, Koka tha se Shehu është i hetuar në Itali për lidhje me një grup kriminal dhe sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Europës që të mos respektojë standartet e veta.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk ka standarte dhe këtu sipas tij, çdo gjë funksionon me ‘ligjin e xhunglës’.

Pjesë nga diskutimi:

Koka: Artur Shehun jo, por ata 3 të tjerët nuk i mohoi. Kur Agaçi u bë sekretar i përgjithshëm, u bënë disa ekstradime, mes të cilëve edhe këta çunat që kishte mbrojtur Agaçi dhe çuditërisht këta u liruan shpejt e shpejtë në Shqipëri. Pra atë që nuk arriti dot t’ua bënte nder në Itali, ua bëri në Shqipëri, është pretendimi i reportazhit të RAI-t.

Spahiu: Çdo i burgosur që është ekstraduar nga Kanadaja, Amerika, Belgjika, Franca apo Gjermania, të mbrojtur nga Agaçi, Çaçi apo Janaqi, kanë përfituar ulje dënimi nga gjykatat shqiptare. Kështu ndodh. Marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka fare lidhje me të shkuarën dhe studion ligjore të Agaçit, edhe sikur ai të ketë mbrojtur gjithë mafien e Ndraghetas në Shqipëri. Artur Shehu është biznesmen në SHBA që paguan taksa. Nuk ka kërkesë për ta ekstraduar atë.

Koka: Shehu në Itali është 2 herë i hetuar. Tani Kreshniku ngre pyetjen se ç’lidhje ka për emisionin italian marrëveshja Rama-Meloni me Agaçin.

Spahiu: Me ç’të drejtë këta pretendojnë se Artur Shehu është kriminel.

Koka: Në 97 është një gjë, kurse në Itali ai është hetuar për lidhje me grupet e Sacra Corona Unita mesa di unë. Ata nuk e shtrojnë çështjen se si është çështja penale e Shehut në Shqipëri, por ata marrin ish-shefin e Interpolit dhe i thonë si ka mundësi që ti zotëri futesh në negociata me një person që në Itali akuzohet për lidhje me Sacra Corona Unitan. Bota perëndimore ka të tjera principe. Nuk mund t’i thuash të tjerëve që pse ju keni standarte, sepse ne i kemi shkelur me këmbë. Nuk mund ti themi që pse ju keni standarte sepse ne kemi standart që peshku i madh e ha të voglin dhe pikë. Ne veprojmë me ligjin e xhunglës dhe kjo është Reforma në Drejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026