Vendoset shembja e 15-katëshit në Vlorë, qeveria do t’i paguajë €7 milionë dëmshpërblim pronarit

22 Dhjetor 2020 | 15:32

Ndërtesa pesëmbëdhjetë katëshe pranë “Sheshit të Flamurit” në Vlorë, e cila nuk arriti të vendosej asnjëherë në funksion do të shembet.

Shkak për prishjen e saj është bërë projekti i rikonstruksionit të plotë të sheshit, ndërsa Bashkia Vlorë ka gjetur gjuhën e përbashkët me pronarin Sulo Shehi.

Ky i fundit do të marrë në këmbim 8.9 miliardë lekë, ose 7 milionë euro, pasi do të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për t’i hapur rrugë punimeve në shesh.

Shifra referohet në projektvendimin e Bashkisë Vlorë, dhe kjo e fundit në pamundësi për të shlyer një shumë kaq të madhe kërkon që ajo të vihet në dispozicion të biznesmenit Shehi nga buxheti i shtetit.

“Duke qenë se vlera e shpronësimit është relativisht e madhe, Bashkisë Vlorë i është sugjeruar që të vlerësohet mundësia e shlyerjes nga fondet e buxhetit të shtetit,” – thuhet në projektvendimin e bashkisë.

Në relacionin shpjegues, ndër të tjera kërkohet miratimi sa më parë në qeveri i këtij projekt-vendimi, i cili i hap rrugë projektit për rigjenerimin urban të shëtitores bregdetare qendrore “Vlorë-Sheshi i Flamurit dhe portit”.

Ndërtesa në fjalë filloi të ndërtohet në vitet 80’, por asnjëherë nuk u bë funksionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026