Shembja e banesave, avokatja: Bëni sigurim padie që IMT të mos ndërhyjë

17 Shkurt 2022 | 08:19

Dosjet e pronave të banorëve të Unazës së Re janë ende nëpër gjykata, ku pronarët kërkojnë dëmshpërblimin për to. Avokatja Orgesa Serani tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se një sërë çështjesh gjyqësore janë fituar nga pronarët në shkallë të parë.

Ajo shtoi se këto çështje zgjasin në kohë derisa pronarët të marrin dëmshpërblimin në vlerë monetare aq sa u takon.

“Banorët e Unazës kanë fituar çështje në shkallë të parë. Çështjet ndodhen ne Apelin Administrativ. Të gjithë banorët kanë të drejtë. Banorët kanë ndjekur procedurat ligjore për legalizimin”, u shpreh ajo.

Avokatja deklaroi se banorët që presin shembjen e banesave, të bëjnë sigurim padie, që në këtë mënyrë IMT-ja s’mund të ndërhyjë derisa gjykata të marrë vendim.

Znj. Serani nënvizoi se të gjitha paratë që do jepen për dëmshpërblimet do të paguhen nga buxheti, nga taksat tona dhe kjo do të rëndojë mbi qytetarët shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022