Shemsi Prençi: Si rekrutohen vrasësit me pagesë

6 Tetor 2022 | 22:07

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, tregoi mënyrën se si rekrutohen vrasësit me pagesë.

Prençi tha se kriminelët, të rinjtë fillimisht i mashtrojnë me para, e pas dy tre vitesh e fusin në veprim, atëherë kur të ju duhen.

“Fillimisht i japin makinën për të shkuar për ta larë në lavazh, nuk i marrin kusurin. Pastaj ai tërhiqet duke u bërë shërbëtorë i këtyre, pastaj i fillon i jep rrogë, pastaj i jep pistoletën në dorë  e i thotë qëllo pemën, dhe më pas vazhdon loja.

Më pas u ofrojnë makinë. Fusha e rekrutimit bëhet me prespektivë. E merr sot për ta futur në veprim pas tre vitesh”- nënvizoi ai.

Më tej ai theksoi se grupet kriminale që dobësohen për shkak të konkurrencës dhe përplasjes, në momentin që i vriten ushtarët kërkon mbështetje, aleancë me një grup tjetër kriminalë, ose e braktisin Shqipërinë dhe ikin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026