Shënavlashi i braktisur, rinia ka emigruar, në fshat gjen vetëm të moshuar
Toka të lëna djerrë, shtëpi disakatëshe të braktisura dhe të rinj që numërohen me gishtat e dorës.
Ky është realiteti në ShënaVlash, një nga fshatrat më të bukur të Durrësit.
“Mua për vete djali më ka ik, vajza ka ik, kam dhe 4 kam te shtëpia dhe ato do ikin në derë të huaj. Unë me burrë do ngel, tek ne të gjithë burrë e grua kemi mbetur”, thotë një banore.
Për banorët, ekonomia është shkaktari kryesor i kësaj situate.
“Papunësia. Këtu s’ka paga dhe po pate ndonjë punë, paga është e ulët. E prandaj ikin në Gjermani, Francë e Angli”, shprehet një i moshuar.
“Ka ikje, ka lëvizje. Më tepër ndikon ekonomia. Edhe nga bujqësia s’po punohet, prandaj rruga më e shkurtër, më e mirë për to, është lëvizja”, thotë një banor i zonës.
Vite më parë, shumë nga familjet siguronin jetesën me produktet bujqësore dhe blegtorale, por tani kjo perspektivë duket e zymtë.
Vetëm 7 km larg Durrësit, ky fshat në vetvete ka resurse të shumta, por që mbeten të pashfrytëzuara për shkak të emigracionit masiv të fuqisë punëtore të aftë për punë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet për një viktimë, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
- 16:00 Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 15:44 Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit