Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
Sherri mes fiseve në Krujë, vëllai i të dhunuarit: I çuan të gjakosur në komisariat
Vëllai i Bujar Maja, të dhunuarit në sherrin masiv në Fushë-Krujë, nga fisi Rraja, tregoi për emisionin “Review” në Euronews Albania, detajet e ngjarjes së rëndë.
Ai tha se nuk kanë pasur komunikime me fisin Rraja pas ngjarjes ndërsa shtoi se vëllanë dhe kushëririn e tij, fillimisht i çuan në komisariat e më pas në spital.
Sipas tij ka qenë ky që i ka marrë nga oborri i policisë dhe i ka dërguar në spital, ndërsa po rridhnin gjak si pasojë e plagëve.
“ Nuk kemi pasur komunikime me familjen Rraja. Kam qenë në punë, më ka marrë vëllai në telefon dhe më thonë më kanë rrahur mua dhe Bilbilin. Më tha hajde se jemi keq. I kam gjetur në oborrin e policisë. I thashë pse po i mbani këtu ndërkohë që po u rridhte gjak nga koka. Ata ishin shumë keq. Para ngjarjes ne kemi bërë protesta, kemi bllokuar gurore dhe rrugën e gurores. S’kemi bllokuar autosdradën. Ka aedhur policia dhe na ka kërkuar në emër të komisariatit 5 persona. Shkuam atje dhe vetëm presion na kanë bërë. Na kanë thënë që po të dalësh atje dhe bllokon punimet e gurores, bën vepër penale. Shtëpitë janë plasaritur, nuk e di se si do rregullohen. Ne kemi kërkuar që të punohen me kritere, sepse po na shkatërrohen shtëpitë. Jemi ankuar dhe në Bashki”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë