Shfaqja “Dëshira e Tretë”, një pjesë artistike me mesazhe emancipuese

4 Dhjetor 2023 | 17:02

Aktorët e teatrit “Petro Marko” shfaqën këtë fundjavë në Fier komedinë Dëshira e tretë”, një vepër që me anë të satirës dhe ironisë tregon problemet e familjes shqiptare.

“Dëshira e tretë ” kjo ishte shfaqja që trupa e teatrit Petro Marko nga qyteti i Vlorës shfaqi për publikun në Fier. Përmes një fabule të njohur si llamba e Aladinit dhe Xhindi që plotëson dëshirat komedia sjell situata sa komike, por edhe përplasje të shumta që dëshmojnë më së miri mjaft aspekte te familjes dhe shoqërisë në ditët e sotme. Sipas aktorit Astrit Mamaj kjo pjesë ka një përputhje të mirë me realitetin dhe përçon mesazhe te rëndësishme falë edhe lojës së mirë të aktorëve.

Ndërkohë regjisori i shfaqjes Roland Minga flet për mesazhet deri diku therëse për publikun, por që e bëjnë atë të reflektojë ndërsa ka preferuar të luajë me simbolikën dhe dinamikën skenike të aktorëve.

Deri në fund të shfaqjes familja nuk e gjeti një dëshirë të përbashkët për Xhindin, duke e kthyer serish në llambën e vet.

Publiku Fierak ka mirëpritur lojën e aktoreve ndërsa ka marrë me vete mesazhet emancipuese të kësaj pjese artistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026