Shifra alarmante në RMV, 46 të vdekur nga Covid-19

11 Prill 2021 | 19:24

Prirja e epidemisë Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet shqetësuese dhe këtë fakt e dëshmojnë shifrat.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 46 pacientë të prekur nga coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj thekson se janë kryer 3 050 testime për Covid-19, prej të cilëve 687 raste kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i epidemisë, ministria bën të ditur se janë kryer 660 522 testimeve dhe prej tyre kanë rezultuar  141 844 pozitivë.

Maqedonia e Veriut deri tani raporton 4 228 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026