Shifra rekord turistësh në Shqipëri, 5.2 mln vizitorë deri në muajin korrik
Cilësimi si një nga sezonet turistike më të suksesshme në Shqipëri mbështetet zyrtarisht edhe me shifrat rekord.
Të dhënat e INSTAT flasin për 5.2 mln turistë huaj që kanë vizituar Shqipërinë për periudhën janar korrik, një rritje me 30.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur u regjistruan vetëm 3.9 mln turistë.
Shifrat e turistëve të huaj kanë pësuar rritje të konsiderueshme thuajse çdo vit, me përjashtim të 2020 dhe 2021-shit, kur për shkak të pandemisë së Covid19, lëvizjet u kufizuan ndjeshëm.
Muaji korrik ka regjistruar edhe numrin më të lartë të turistëve, duke kapur shifrat e 1 mln e 770 mijë vizitorëve. Një rritje me 26.2% krahasuar me korrikun e 2022-shit.
Sipas të dhënave, turistët europianë janë ata që mbajnë vendin e parë, me afro 1.7 mln vizitorë, ndjekur nga Amerika me 45.821 të tillë dhe Lindja e Mesme me afro 15 mijë.
Por me rritjen e numrit të turistëve të huaj, është rritur edhe numri I shqitpatrëve që pushojnë jashtë vendit.
Vetëm për muajin korrik, të dhënat tregojnë se mbi 710 mijë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, ose 27.8% më shumë se në korrikin e 2022-shit .
Ndërsa për 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i shqiptarëve të cilët kanë dalë nga territori i Shqipërisë është rritur me 21.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng