Shifra të larta edhe në RMV, 4 të vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19

2 Gusht 2020 | 15:02

Pandemia globale e COVID-19 vijon të mbajë të mbërthyera e me frikë shumë vende të botës, të cilat krahas humbjeve në njerëz po përballen edhe me pasoja të mëdha ekonomike.

Krahas Shqipërisë dhe Kosovës, që rastet dhe numri i vdekjeve nga coronavirus janë relativisht të larta, situatë pak a shumë të njëjtë po përjeton edhe Maqedonia e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në RMV raporton së në 24 orët e fundit janë shënuar 166 raste të reja, ndërsa 4 qytetarë kanë humbur jetën.

 Përkundër shifrave të reja, pozitive duket trendi i të shëruarve, ku në 24 orët e fundit 185 qytetarë e kanë mposhtur me sukses agresivitetin e COVID-19

Në Maqedoni të Veriut në total kanë vdekur 497 persona nga COVID-19, ndërsa janë infektuar 11.054, kurse raste aktive janë 3675.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026