Shifrat të larta në RMV, 35 të vdekur nga Covid-19
Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të frikshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë thotë se 35 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë evidentuar 1163 raste të reja.
Listës së të shëruarve me coronavirus i janë shtuar 854 qytetarë, kurse në total numri i tyre ka shkuar në 112 619.
Në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut ka pasur më shumë të vdekur në një vit epidemi.
Sipas autoriteteve, në RMV kanë ndërruar jetë deri tani 4 108 pacientë, shifër kjo tepër e lartë nëse krahasohet me numrin e popullsisë.
Aktualisht në tërë vendin janë 22164 raste aktive me coronavirus dhe për t’i bërë ballë kësaj vale të shpejtë të infektimeve, Maqedonia e Veriut ka hartuar një plan masash kufizuese me synim për të ulur prirjen e infeksionit në popullatë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!