Shisnin lëndë narkotike në Vlorë dhe Sarandë, arrestohen në flagrancë dy persona
Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi posedonin kokainë dhe kanabis, me qëllim shitjen në Vlorë dhe në Sarandë.
Sipas njoftimit të policisë dy personat e arrestuar janë E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë dhe A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë
Dozat e lëndëve narkotike të gjetura gjatë kontrollit të këtyre dy individëve janë sekuestruar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë;
- A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit E. A., disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në Sarandë, ndërsa shtetasit A. R. i gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh