Shiste ora firmato në rrugë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar që shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.
Si rezultat i operacionit të koduar Okazion u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK