“Shit-blerje votash”- Detaje nga arrestimi i Belerit, përfundon në spital shoqëruesi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati i koalicionit, “Bashke Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje, pasi dyshohet si i përfshirë në shit-blerjen e votave.

Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Ai u shoqërua nga efektivë të prokurorise Vlorë, në drejtim të komisariatit dhe më pas u transferua në komisariatin e Vlorës.

- Advertisement -

Simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij para komisariatit të Himarës.

Bashkë me Belerin janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit. Personi në fjalë vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.

Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe njëri prej të shoqëruarve. Gjithashtu prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave dhe se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Rama foli edhe me emra kur tha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

Reagime të ashpra për Fredi Belerin kanë ardhur nga shumë krah politikë dhe jo vetëm pasi në një deklaratë të tijën për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

Euroneës ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë.

Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fituesja e Nobelit për Paqe: Populli do të fitojë ndaj regjimit iranian

Populli iranian do ta mposhtë një herë e mirë autoritarizmin e vendosur nga qeveria, e cila ka humbur ligjshmërinë dhe mbështetjen e popullit, tha...

OBSH: Situata katastrofike shëndetësore në Gazë pothuajse e pamundur të përmirësohet

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të dielën se do të jetë e pamundur të përmirësohet situata "katastrofike"...

“S’krahasohet çështja Beleri me atë të luftës”, Xhufi: Këto lojëra acarojnë situatën

Historiani Pëllumb Xhufi, foli në lidhje me çështjen “Beleri” dhe kushtet që ka vendosur Greqia për Shqipërinë, që nëse nuk zbatohen atëherë do të...

TË FUNDIT

Debati për minoritetet, largohet nga emisioni sekretari i Omonias

Tema e vetos së Greqisë dhe betimit të Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës është shoqëruar me debate në emisionin “Review” në...

“Nuk vendosim ne çfarë bën Greqia”, Xhomaka thirrje Ramës: Zgjidhni çështjen Beleri

Nënkryetari i OMONIA-s Jorgo Xhomaka, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton e Shqipërisë ndaj Greqisë. Ai theksoi se duan zgjidhjen...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×