Arrestimi i Belerit, Dule: S’pati asnjë njoftim, urdhrin e dha Prokuroria e Vlorës
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se Beleri është shoqëruar pa asnjë njoftim dhe sipas tij urdhri është dhënë nga Prokuroria e Vlorës e jo nga SPAK.
Më tej ai lëshoi akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se pas këtij veprimi fshihet ai.
Ndër të tjera ai shtoi se kryeministri po nxit urrejtje dhe po intimidon qytetarët.
“Kjo është përtej absurdes, shoqërohet pa asnjë njoftim, në mënyrë rrëmbimi dhe pengmarrje, kandidati i kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar. Nuk është komunikuar se kush e ka lëshuar mandatin për shoqërimin. Njoftimin që kam marrë unë, më thanë që është nga SPAK. Ndërkohë autoritetet më të larta të policisë më thanë se nuk është iniciuar nga SPAK por nga Prokuroria e Vlorës. Ky është një akt pas së cilës fshihet Edi Rama. Unë akuzoj Ramën për nxitje të urrejtjes dhe për intimidim të qytetarëve. Opinioni të ngrihet në këmbë dhe drejtësia të veprojë. Si ka mundësi që endet nëpër studio një person që nxit urrejtje. Bejleri i përket një minoriteti që ka statutin e minoritetit etnik. Deri tani nuk ka akuzë zyrtare të komunikuar te askush. Bejleri gjatë kësaj fushate ka bërë të pamundurën.”- tha ai.
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pas mesnatës së djeshme.
Beleri dyshohet se akuzohet për blerje votash. Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici me forcë.
Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të policisë së Vlorës në drejtim të komisariatit të Himarës, më pas ai u transferua në komisariatin e Vlorës. Simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij para komisariatit të Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën