Shitësja e luleve flet për ditën e parë në punë: Nisa të qaj kur fitova 70 mijë lekë

23 Dhjetor 2023 | 19:06

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e parë të nisjes së ketij biznesi.

Valbona është shprehur se fillimisht e kanë nisur biznesin duke shitur lule në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ajo kujton edhe ditën e parë të punës, që sipas saj, kishte shitur 70 mijë lekë të vjetra lule, gjë që e kishte bërë të qante, për shkak se në fillim nuk kishin asnjë lek.

Nga ana tjetër, Fundimi rrëfen se ka qenë ish-pronari i tij kur punonte ne Itali, ai i cili e ndihmoi të sillte trëndafilat ne Shqipëri.

Arsyeja sipas tij ishte sepse gjatë periudhës që punonte atje, Fundimi i kishte shpëtuar jetën djalit të pronarit, pasi kishte renë në një kanal.

Një veprim ky që sipas tij, nuk u harrua kurrë, ç’ka solli edhe një marrëdhënie miqësie mes familjeve.

“Kur erdhi italiani këtu te ne, duke na parë që duke shit me kova, duke lag me zorrë uji, i tha Fundimit që ju jeni në kohën e gjyshit tim. Gjyshi im ka shitur lule në rrugë tha. Në fillim më vinte zor kur shisja lule, sepse kisha punuar edhe në zyrë dhe të përfundosh në rrugë duke shitur lule, më vinte zor. Ditën e parë kam shitur 70 mijë lekë.

Kam filluar të qaj, sepse nuk kishim asnjë lek në xhep, vetëm lekët e rrugës kishim në xhep. Morëm ushqim për gjithë muajin. Ishim veti i gjashtë.

Prej jush gazetarëve kemi fitu punë. Kishte pasanikë që nuk donin të ofendonin veten që unë i blej lulet në rrugë dhe çonte dikë tjetër për t’i marrë lulet. Kemi shitur në Bllok, te vila e Enverit. Ishte zonë e pasur. Ishin të shumtë çunat e rinj që u blinin gocave. Edhe donin të dukeshin çik si garipa mo”, tha Valbona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026