Shkarkimi i Metës do ishte precedent i rrezikshëm, thotë konstitucionalisti

7 Shkurt 2022 | 22:03

Për konstitucionalistin, Çlirim Gjata, Gjykata Kushtetuese do të vendosë një precedent të rrezikshëm nëse legjitimon shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi.

Sipas tij, në këtë rast do të kishim shkarkim për shkak të deklaratave apo propagandës.

Gjata u shpreh se një president shkarkohet vetëm për akte dhe dekrete.

“Gjykata duhet të rendisë deklaratat që përbëjnë shkelje të Kushtetutës atëherë dhe çdo President duhet të lexojë listën që të mos bëjë deklarata të tilla”, tha Gjata.

Ai shtoi se çështja për shkarkimin e Metës nuk duhej të merrej në shqyrtim në një kohë kur gjykata nuk është me 9 anëtarë.

Kushtetuesja ka aktualisht 7 anëtarë dhe që të ketë vendimmarrje për Metën duhen 5 vota pro ose kundër, pasi çdo rezultat tjetër quhet nul.

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës brenda 30 ditëve.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim në një kohër kur opozita kishte djegur mandatet.

Në konkluzionet e raportit të Komisionit parlamentar Hetimor të ngritur më 8 maj 2021, thuhet se Meta ka shkelur të paktën 5 herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026