Shkatërron traun e hotelit dhe përplas makinën e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Patrick Wellner
18 Dhjetor 2023 | 14:06

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë që shkuan për të arestuar.

Shtetasi në fjalë u raportua se në orën 02:20 të mëngjesit të së hënës dëmtoi traun e parkimit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi biznesi njoftoi policinë, unfiformat blu shkuan për ta neutralizuar, por që hasën në rezistencë. 42-vjeçari përplasi me automjetin e tij dhe makinën e efektivëve të policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor, ditën e sotme, rreth orës 02:20, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Abdi Toptani”, një shtetas kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për shoqërimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë kaluar në këtë adresë, kanë konstatuar shtetasin A. Ll., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026